Telefoni. Numra. Mesazhe.

Mundësojmë komunikimin
që nga viti
2006.

Telefoni për biznese dhe operatorë, numra telefoni dhe SMS. Menaxhoni shërbimet tuaja të komunikimit nga një platformë e vetme.

Për biznese, operatorë dhe rishitës.

Telefoni për biznese

Komunikoni më lehtë.
Punoni më mirë.

Ekipi juaj mund të bëjë dhe të pranojë thirrje, të menaxhojë komunikimin me klientët dhe të shikojë historikun e thirrjeve. Përdorni IllyVoIP nga shfletuesi ose aplikacionet për iOS, Android dhe Windows.

  • Menaxhoni thirrjet hyrëse me IVR, radhë thirrjesh dhe postë zanore
  • Menaxhoni linjat SIP, identifikimin e thirrësit dhe historikun e thirrjeve
  • Mbani kontaktet, incizimet dhe raportet në një vend
Zbuloni zgjidhjen për biznesin tuaj

Telefoni me shumicë dhe lidhje SIP

Lidhje SIP për
thirrjet tuaja dalëse.

Lidhni centralin tuaj PBX ose platformën e telefonisë me rrjetin IllyVoIP dhe zgjidhni planin e rutimit për thirrjet tuaja dalëse. Shërbimi u dedikohet operatorëve, rishitësve dhe bizneseve që menaxhojnë sistemin e tyre të telefonisë.

  • Plane rutimi Premium, Standard dhe Wholesale
  • Lidhje SIP dhe menaxhim i identifikimit të thirrësit
  • Tarifa sipas destinacionit, historik thirrjesh dhe raporte

Numra telefoni

Prani lokale.
Më afër klientëve tuaj.

Zgjidhni numrin që i duhet biznesit tuaj: lokal, kombëtar, mobil ose pa pagesë për thirrësin. Llojet e numrave që ofrohen varen nga shteti. Numrat dhe thirrjet hyrëse i menaxhoni nga llogaria juaj.

  • Zgjedhje sipas shtetit dhe llojit të numrit
  • Drejtim i thirrjeve te linjat SIP, radhët ose asistentët zanorë
  • Mundësi bartjeje për numrat që i plotësojnë kushtet
Shikoni numrat e telefonit

Mesazhe SMS

Njoftoni klientët
me SMS.

Dërgoni njoftime dhe informacione të rëndësishme për klientët tuaj, drejtpërdrejt nga portali. Për dërgim nga sistemet tuaja, përdorni API-në e IllyVoIP.

  • Dërgim te një ose shumë marrës
  • Historiku i mesazheve dhe statusi i dorëzimit
  • Qasje në API për dërgimin e mesazheve nga sistemet tuaja
Shikoni shërbimin SMS

Portali IllyVoIP

Gjithçka që ju duhet.
Në një vend.

Aktivizoni shërbime, përcaktoni si drejtohen thirrjet dhe shikoni raportet e përdorimit. Telefonia, numrat dhe SMS-të menaxhohen nga i njëjti portal.

Aplikacioni IllyVoIP për Windows, në pamjen e verifikimit të numrave
Tastiera për thirrje në aplikacionin IllyVoIP për iOS, me të dhëna shembull

Në zyrë.
Kudo që shkoni.

Përdorni IllyVoIP në punë apo në lëvizje. Shkarkoni aplikacionin për Windows, iOS ose Android dhe hyni me llogarinë tuaj.

Zgjidhje sipas
nevojave të biznesit tuaj.

Ju ndihmojmë në çdo hap.

Keni nevojë për ndihmë me zgjedhjen e shërbimit, bartjen e numrit apo konfigurimin e lidhjes SIP? Ekipi ynë është këtu për t’ju ndihmuar.

Pyetjet
më të shpeshta.

Keni pyetje të tjera? Na shkruani
Cili është dallimi mes telefonisë për biznese dhe telefonisë me shumicë?+

Telefonia për biznese ofron mjetet për thirrjet e përditshme të ekipit dhe komunikimin me klientët. Shërbimi me shumicë u drejtohet operatorëve, rishitësve dhe bizneseve që kanë centralin ose platformën e tyre të telefonisë dhe kanë nevojë për lidhje SIP për thirrjet dalëse.

A mund ta mbaj numrin që kam?+

Po, nëse numri juaj i plotëson kushtet për bartje. Dokumentet dhe afatet varen nga shteti dhe lloji i numrit. Para se ta nisni procesin, kontaktoni ekipin tonë që ta verifikojmë mundësinë e bartjes.

A mund ta integroj IllyVoIP me sistemet e mia?+

Po. Përmes API-ve të IllyVoIP mund të integroni thirrjet, numrat e telefonit dhe SMS-të me sistemet tuaja. Udhëzimet dhe kërkesat teknike i gjeni në dokumentacionin për zhvillues.

Në cilat pajisje mund ta përdor IllyVoIP?+

Aplikacionet IllyVoIP janë të disponueshme për iOS në App Store, për Android në Google Play dhe për Windows në Microsoft Store. Portalin mund ta përdorni edhe drejtpërdrejt nga shfletuesi.

Bëjeni IllyVoIP
pjesë të biznesit tuaj.

Zgjidhni shërbimet që i përshtaten biznesit tuaj.

Le të flasim për nevojat tuaja.

Na kontaktoni →